Lazio nuk është duke kaluar momente të qeta. Mes një jave me tamponë, Covid-19 dhe panik për fluturimin e skuadrës me avionin privat, tanimë është legjenda e klubit, Angelo Peruzzi që kërcënon me dorëheqje pas përplasjes me presidentin Lotitto.
Ish-portieri është numri një që lidh klubin me dhomat e zhveshjes, teksa mes tij dhe presidentit ka pasur një debat lidhur me çështjen Luis Alberto. Ky I fundit pati një ndëshkim të majmë nga klubi pas deklaratave për avionin privat, duke bërë që të duhej ndërhyrja e Peruzzit që të shuheshin gjakrat.
Peruzzi humbi ndeshjen me Crotonen dhe do bëjë të njëjtën gjë sot në Champion pasi ka marrë disa ditë pushimi pas situatës së tenisonuar. Ishte ai që kërkoi uljen e dënimit për lojtarin spanjoll Luis Alberto, teksa tanimë do duhet që Inzaghi dhe Tare të kërkojnë nga Lotitto qetësimin e situatës dhe kthimin e të gjithëve në rolet përkatëse, me Peruzzin që ka kërcënuar me dorëheqje pas zënkës dhe toneve të larta me Lotitton.