
Situata në klubin shkodran dukej se ishte në shinat e duhura, por lajmet nga qyteti i Shkodrës s'janë aspak pozitive. Këshilli Bashkiak ka paditur kryebashkiaken Voltana Ademi për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia. Vendimet e marra nga Këshilli Bashkiak janë refuzuar nga Ademi me pretendimin se nuk kanë vlerën e duhur ligjore.
Megjithatë faqja e QKB-së, pasqyron se materialet e depozituara nga administratori i Vllaznisë, janë akte të nënshkruara nga Voltana Ademi dhe jo nga Këshilli Bashkiak. Kësisoj pretendohet se kryebashkiakja ka tejkaluar kompetencat e dhëna me ligj duke mos dorëzuar aktet e miratuara në 29 maj të këtij viti.
Poll