Daniele De Rossi do të largohet nga Roma në fund të sezonit. Ditën e djeshme klubi njoftojë se ndeshja ndaj Parmës do të jetë e fudit për të. Kontrata e tij me klubin nga kryeqyteti skadon në fund të sezonit, dhe Roma ka vendosur mos të rinovojë kontratë me kapitenin. Një gjë e tillë ka irrutuar pa masë tifozët romanist dhe ditën e sotme rreth 150 tifozë kanë qenë të pranishëm në stërvitjen e skuadrës duke shpërthyer kundër klubit. Tifozët kanë kërkuar qendrimin e tij dhe të trajneri Ranieri duke "sulmuar" presidentin Pallotta.
Ka qenë vetë De Rossi i cili u ka shpejguar tifozëve që duhen të jenë të qetë dhe të kenë besim te pjesa tjetër e skuadrës. Gjithashtu kapiteni u ka shpjeguar që ky vendim është marrë nga drejtuesit që jetojnë në Boston dhe jo nga ata që janë të pranishën në Trigoria që është dhe qendra stërvitore e Romës.

