
Ish-kapiteni dhe futbollisti i Shqipërisë Ansi Agolli nuk e ka të lehtë ndarjen nga ekipi azer i Qarabaghut, ku ka kaluar 9 vite të paharrueshme. Në një prononcim telefonik për "RTSH Sport", mbrojtësi i majtë kryeqytetas foli dhe për destinacionin e ardhshëm të karrierës së tij duke theksuar se nuk ka prioritet rikthimin te Tirana, skuadër me të cilën ai arriti sukseset e para në karrierë në rrafshin kolektiv dhe individual.
"Pesha e Qarabaghut në zemrën e Agollit? Sezoni i nëntë se kisha menduar që kontaktet e para, mendova se do të ishte një skuadër e momentit. Duke parë korrektesën profesionalitetin që ka kjo skuadër dhe dashurinë që kanë treguar tifozët dhe klubi, këto 9 vite kanë kaluar shumë shpejt dhe kur vitet kalojnë në këtë mënyrë, besoj se kanë qenë perfekte. 60% të karrierës sime e kam kaluar te Qarabagh. Kështu mund të them se është shtëpia ime.
Planifikimet për transferimin e radhës? Le të shohim se ccfarë do të ndodhi. Nuk kam bërë ndonjë plan konkret. Kam konkratë deri në qershor dhe duhe të ndihmoj skuadrën. Duhet të ulem të bisedoj me trajnerin dhe drejtuesit e klubit.
Të qenit në stol? Asnjë lojtar nuk e ka të lehtë të pranojë të jetë rezervë e dikujt apo në stol. Por, stoli është pjesë e lojës dhe duhet ta pranosh.
Vazhdimi i kontributit me Kombëtaren? Unë e kam bërë detyrën kundrejt ekipit kombëtar. Tani është radha e të rinjve të bëjnë detyrën.
Mund te ketë një rikthim te Tirana? Të shohim. Në Shqipëri e kam thënë me qindra herë ekipi im i zemrës është Tirana. Por edhe nëse nuk rikthehem, nuk jam pishman për ndonjë gjë sepse kam fituar aty kupa dhe kampionate. Për aq kohë sa kam luajtur aty kam bërë maksimumin", deklaroi Agolli.