Vllaznia ka bërë këtë sezon një paraqitje spetkakolare. Shkodranët janë në vendin e dytë dhe luftojnë për titullin kampion, ndërsa do të luajnë edhe në finalen e Kupës ndaj Skënderbeut. Te Vllaznia kanë nisur të mendojnë edhe për sezonin e ri, por edhe për akademinë.
Uwe Erkenberg jsh lojtari i Werder Bremen pritet të jetë Dejtuesi Teknik i Akademisë Vllaznia me objektivin e qartë për zhvillimin e elementëve të rinj për të qënë pjesë e ekipit të parë dhe për tu transferuar në ekipet elitare në Evropë. Skuadra shkodrane kërkon të ndjekë modelin gjerman e për këtë arsye pas Brdariç klubi i beson Erkenberg akademinë dhe ai ka nisur nga puna menjëherë.

Poll