
Juventus fitoi dje 3-0 ndaj Sampdorias në ndeshjen e parë të sezonit të ri. Përballja e parë e trajnerit Andrea Pirlo ka folur për bardhezinjtë, me Maestron që ka tjetërsuar mesfushën. Mediet në Itali kanë vlerësuar skemën 3-5-2, ndërsa në fashën e majtë u pa i riu Frabotta.
Bardhezinjtë dominuan në mesfushë, me repartin që funksionoi pas disa kohësh. Pika më e dobët e Sarrit, pikërisht mesi i fushës është parë me kujdes nga Pirlo, që i besoi blerjes më të re McKennie nga fillimi. Surprizuese paraqitja e Ramsey dhe Danilo. Qarkullimi i topit dhe presingu lart ishin disa nga pikat ku duket dora e trajnerit, ndërsa skema e re nxirte në pah dyshen Kulusevski - Ronaldo.
Pesë pikat e evidentuara në debutimin e Pirlos:
- Presing lart
- Qarkullim topi
- Mesfushë solide
- Chiellini blindon mbrojtjen
- Blerjet e reja dalin në pah