
Ditën e djeshme, Liverpooli pësoi humbjen e parë në kampionat, në ndeshjen e luajtur kundër Manchester City, me rezultatin 2-1. Por, sot ekipi i Jurgen Kloop ka larguar lojtarin e parë. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Nathaniel Clyne do të huazohet te Bournemouth deri në fund të sezonit.
27- vjeçari ka startuar në vetëm dy ndeshje këtë edicion pasi që pozitën e tij e ka zënë Alexander Trent Arnold dhe nuk dëshiron që të jetë një lojtar stoli tek skuadra. Clyne duhet të theksojmë se ka pasur një dëmtim të rëndë sezonin që lamë pas, i cili i ka ulur shumë ritmin që kishte fituar në kaq vite.
Poll