
Si sot, 20 vite më parë u nda nga jeta Lefter Millo si shkak i një aksidenti automobilistik. Legjenda e futbollit shqiptar ose i njohur ndryshe me nofkën "traktorin", është përkujtuar sot nga klubi i Partizanit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook.
" Si sot 20 vite më parë u nda nga jeta si pasojë e një aksidenti automobilistik Lefter Millo. Mesfushori energjik i Partizanit dhe ekipit tonë përfaqësues ka lënë gjurmë me paraqitjet e tij dinjitoze si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Lefter Millo atë që tifozët i kishin vënë nofkën “Traktori” me talentin e tij mbetet një ndër lojtarët më të dashur të tifozerisë përgjatë 4 viteve që veshi fanelën e kuqe.
I Përjetshëm qoftë kujtimi i tij!", shkruhej në faqen zyrtare të Partizanit në facebook.
[gallery columns="1" size="full" ids="88727"]