Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pësoi 4 gola në derbi, trajneri i PARTIZANIT gjen "fajtorët": Çalojmë në mbrojtje, ju tregoj dy lojtarët e mrekullueshëm të TIRANËS

Shkruar nga NEWSPORT
Pësoi 4 gola në derbi, trajneri i PARTIZANIT gjen

Marko Pelinxhi ka folur pas humbjes 4-0 kundër Tiranës U-17, ndeshje e vlefshme si finale e Kupës së Shqipërisë. Trajneri i Partizanit u shfaq i mërzitur ndërsa vuri theksin te ngarkesa e ekipit të tij.

Nuk hezitoi të deklaronte se bardheblutë e merituan fitoren, duke treguar elementët cilësore të Tiranës. Në fjalën e tij për RTSH-në, Pelinxhi tha:

"Me thënë të drejtën, kemi dalur deri këtu me sakrifica dhe me meritë. E dinim që Tirana është skuadër e vështirë. Kupa është një veprimtari që duhet të zhvillohet. Ne nuk jemi mësuar me dy ndeshje në javë, ndikoi edhe lodhja pak. Më vjen keq për rezultatin. Luajti më mirë Tirana. Nuk kemi ndonjë gjë për kundërshtarin.

Po të ishim treguar pak më të kujdesshëm, rezultati do të ishte ndryshe. E kishim marrë parasysh që Tirana ka dy sulmues shumë të mirë. Unë i qëndroj idesë, që lojën e zgjidhën elementë të veçantë që ka Tirana. Skuadra ishte e lodhur. E kemi vuajtur gjithë kampionatin pjesën e mbrojtjes. Shpresojmë që në të ardhmen ta rregullojmë", tha ai.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga