Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Përmbysje e pabesueshme, kuqezinjtë e vegjël ndalin skuadrën italiane

Shkruar nga NEWSPORT
Përmbysje e pabesueshme, kuqezinjtë e vegjël ndalin skuadrën

Ditën e sotme, Shqipëria U-16-të ka zhvilluar ndeshjen e parë ndaj SPAL, e vlefshme për turneun ndërkombëtar "Etlinger 2019".

Takimi ka përfunduar me rezultatin 2-2, por që SPAL e çoi ndeshjen në 2-0, por qën ë fakt, kuqezinjtë reagun mjaft mirë, duke barazuar gjithçka, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Njoftimi i FSHF-së:

Shqipëria U-16, e drejtuar nga trajneri Elvis Sina, ka luajtur sot në orën 11:30 ndeshjen e parë të vlefshme për turneun ndërkombëtar "Etlinger 2019", përballje e cila ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2 ndaj SPAL.

Skuadra italiane e SPAL ka kaluar e para në avantazh, pjesa e parë ka përfunduar 1-0 për ata. Në pjesën e dytë kanë shënuar sërish italianët në minutën e 36-të. Në minutën e 48-të Bajraktari ngushton rezultatin me penallti, dhe në minutën e 56-të Maksuti ka barazuar. Me këtë rezultat mbyllet sfida e parë e kombëtares sonë.
Kombëtarja U-16 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Lena, Kreka, Stafa, Halili, Cipi, Kurbasha, Ajazi, Bajraktari, Kote, Neziri, Cela.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje të dytë po ditën e sotme në orën 16:00 ndaj skuadrës Dinamo Brest.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga