Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Përmbysja e madhe ndaj Siroki, zv.trajneri Plori tregon "sekretin": Ishte një mrekulli, ndryshim i madh me tifozët në stadium

Shkruar nga NEWSPORT
Përmbysja e madhe ndaj Siroki, zv.trajneri Plori tregon

Vllaznia bëri një mrekulli ditën e djeshme duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së kaluar. Takimi në Bosnje u mbyll 3-1 për skuadrën vendase, ndërsa në "Loro Boriçi", shkodranët fituan me rezultatin e pastër 3-0 dhe siguruan kështu kualifikimin për në fazën e dytë. Në fund të takimit për mediat foli edhe zv.trajneri Plori që në ndeshjen e djeshme drejtori ekipin në fushë pasi Brdariç ishte i ndëshkuar me karton të kuq.

"Ishte mrekulli, siç e shikoni edhe ju, atmosfera ka ndryshuar shumë në Shkodër. Quhet mrekulli sepse i shënuam në pjesën e dytë të 3 golat, prania e tifozëve në stadium ishte një armë shumë e fortë për ne. Tifozat i kanë munguar shumë futbollit, gjithashtu dhe ne. Në momentin e parë që janë dëgjuar ata, them që ka pasur një ndryshim shumë të madh për ne. Është një festë e vërtetë, sepse e mbyllëm shumë bukur këtë ndeshje.

Ndryshuam shumë, jo vetëm në emra, por edhe në mënyrën e lojës. U futëm me 2 sulmues direkt dhe një lojtar që bllokonte organizatorin e Shirokit, i cili na vuri në vështirësi ndeshjen e parë. Kemi besuar te kualifikimi që ditën e parë kur na ra shorti me ta, por edhe në momentin e parë, pas ndeshjes së parë atje. Nuk ka qenë një rezultat i drejtë atje, duke menduar që çfarë bëri arbitri në ndeshjen e pare.

Kishte 10 vite që Vllaznia nuk merrte pjesë në Kupat e Europës, është një sadisfaksion për të gjithë. Ky ndryshim ka 1 vit që ka filluar. Kemi një bazë të shëndoshë të ekipit dhe kjo dha efekt", u shpreh Plori.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga