Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Perla" jashtë fushe e legjendës së futbollit shkodran, SUPERGOL nga Edi Martini: Katër "kriteret" për kryetar bashkie... (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
"Perla" jashtë fushe e legjendës së futbollit shkodran,

Edi Martini është padyshim legjendë e futbollit shkodran, veçanërisht e skuadrës së Vllaznisë. Ish-lojtari i Kombëtares, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka ironizuar situatën në të cilën gjenden kuqeblutë.

Trajneri i ri dhe drejtori sportiv u zgjodhën përmes një njoftimi publik ku kërkoheshin një sërë kushtesh. Kaq ka mjaftuar dhe tashmë Martini ka ironizuar në "Facebook" për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës teksa shkruan:

"Ju lutem të gjithë kandidatëve të djathtë që dëshirojnë të kandidojnë për kryetare Bashkie në Shkodër, të sjellin CV-të e tyre nga ku do dalin edhe 3 ose 4 emrat për kryetar Bashkie në qytetin tonë. Pranojmë edhe nga rrethet e tjera. Kriteret janë si më poshtë:

- Morali në familje dhe në shoqëri.

- Pastërtia e besueshmëria.

- Besnikëria.

- Arsimi dhe vjetërsia në punë.

Në bazë të këtyre kritereve do zgjedhim edhe ata që do të kandidojnë për kryetar Bashkie në Shkodër", përfundon Martini me ironi.

[gallery size="full" columns="1" ids="268144"]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga