
Wanda Nara vlerësoi drejtorin sportiv të Interit, Beppe Marotta për "ndershmërinë" e tij dhe pohoi që Ivan Perisic do të bashkohet me Arsenalin për "çështje personale".
Gruaja dhe njëkohësisht agjentja e kapitenit zikaltër, Mauro Icardi ishte në emisionin "Tiki-Taka" kur u pyet për konfirmimin që Perisic ka kërkuar për tu larguar.
"Unë nuk mendoj se futbollistët duhet të fokusohen te puna e agjentit të tij, pasi ata duhet të fokusohen në fushën e blertë. Gjithsesi asnjë lojtar nuk dëshiron të humbasë vendin e titullarit dhe largimi shihet si shpëtim. Ndoshta dëshiron të shkojë diku tjetër për çështje personale"-tha fillimisht Nara.
Rreth të ardhmes së Mauro Icardit, Nara u shpreh:
"Nuk kemi folur ende për shifra, sepse Interi ka përparësi të tjera aktualisht. Mauro është kapiten dhe ai gjithmonë thotë se dëshiron të largohet nga merkato për të qënë I fokusuar totalisht në fushë"- shtoi ajo.
Në fund disa fjalë të mira për ish-administratorin e deleguar, Beppe Marotta.
"Më pëlqen Marotta, pasi është një person I ndershëm. Ai e provoi një gjë të tillë te rastI Perisic. Mënyra e komunikimit të tij është ajo që nevojitet në këtë botë, pasi ka aq shumë hipokrozi në futboll. Ai ju tregon të vërtetën në fytyrë dhe ne nuk jemi të mësuar me këtë në këtë biznes"- përfundoi Nara.
Për Mauro Icardin kanë shfaqur interes skuadra si Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid, por duket se e ardhmja e tij është e destinuar për të qënë në Milano.