
Gramozi do të luajë në edicionin që vjen në Kategorinë e Dytë. Ekipi kolonjar aktualisht është me pushime, teksa përgatitjeve zyrtare për edicionin që vjen do t'i nisë të hënën e 3 gushtit. E gjithë skuadra do jetë gati, me muajin e ardhshëm që do jetë me një axhendë tepër të ngjeshur për ta.
Trajneri Ilir Qirjako ka në dispozicion një grup të mirë lojtarësh, të aftë për të bërë ndryshimin. Problemet e shumta në sezonin që kaloi padyshim që kanë dhënë efektin e vet, por besohet se do ndryshohet "kah".
Gramozi synon që në edicionin që vjen të jetë mes prentendentëve për tu ngjitur në Kategorinë e Parë, me rivalitetin që do jetë tejet "i ashpër".
Poll