
Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 13 në Superligën kosovare të futbollit. Llapi ka mundur Drenicën në shtëpi me një gol të Mentor Zhdrellës. Sulmuesi ka gjetur rrjetën që në minutën e 10-të, duke siguruar kështu tri pikë të vyera për ekipin e tij.
Miqtë kanë pasur rastet e tyre për ta barazuar ndeshjen, mirëpo Harnon ka qenë i pasaktë përballë portës vendase. Në këtë mënyrë, pas javës së 13 Llapi mban pozitën e 5 me 23 pikë. Drenicakët pas kësaj jave mbeten në kuotën e 17 pikëve dhe gjenden të shtatët.
Nesër dhe pasnesër do të luhen sfidat e mbetura, në kuadër të kësaj jave:
02/11/19 - 13:00
Dukagjini - Prishtina
Feronikeli - Ballkani
Trepça 89 - Vushtria
03/11/19 - 13:00
Flamurtari - Drita
Gjilani - Ferizaj