
Miqësore/ Struga Trim Lum 0-2 Vllaznia (Shtubina, Mali)
Vllaznia ka zhvilluar sot ndeshjen e radhës miqësore ndaj Strugës. Të besuarit e trajnerit Jonuz kanë treguar nivelin e tyre në fushë, duke fituar me nga një gol në secilën pjesë. Prej afro një jave, shodranët vijojnë përgatitjet në Ohër, aty ku trajneri nga Maqedonia e Veriut po sheh nga afër gjendjen e lojtarëve.
Kjo ishte miqësorja e dytë e fituar në pak ditë për Vllazninë, që pas triumfit ndaj Pogradecit kanë marrë një tjetër rezultat pozitiv. Kuqebltë janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe për pak ditë ekipi do të zhvillojë edhe miqësorene etretë me Bylis në "Elbasan Arena".
Poll