
Është mbyllur me një ceremoni madhështore Kampionati i 9 Botëror i Aeronautikës në Kategorinë e precizionit, që u zhvillua nga data 5 deri në 14 maj në qytetin e Vlorës. Prezent në ceremoninë e mbylljes ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili vlerësoi eventin ku rreth 150 sportistë nga 28 vende të botës konkuruan në garën e precizionit ku thyen edhe rekordin për sa i përket shifrës katër zero rresht, apo thënë ndryshe saktësisë me pilotët që përfundojnë fluturimin duke zbarkuar mbi rrethin e përcaktuar.
Në fund në rang ekipor fitues u shpall Kina, në vendin e dytë Serbia dhe në të tretin Indonezia, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e 15, një rezultat i mirë ky për një ekip premtues të ndërtuar me të rinj, mbi bazën e një projekti afatgjatë.
Në kategorinë e meshkujve vendi i parë në rang individual u fitua nga bullgari Zvetan Tzolov, ndërsa në atë të femrave nga tajlandeszja Fu Kong. Përgjatë ditëve të botërorit pilotët pjesëmarrës u angazhuan edhe në aktivitet të tjera me karakter social-kulturor, të cilat shërbyen jo pak për sporsitët pjesëmarrës që të njiheshin me resurset natyrore të bregdetit shqiptar duk shërbyër jo pak edhe për promovimin e turizmit në vendin tonë.