
Ka përfundur java e pestë e kategorisë së parë në të dy grupet përkatëse. Në orën 13:00 në Peqin, vendasit e Shkumbinit kanë mundur të barazojnë Kastriotin pas dy golave të shpejtë nga miqtë. Besëlidhja barazon në transfertë me Tërbunin, ndërsa Dinamo zhgënjen sërish në shtëpi, ku mundet 0-2 nga Erzeni.
Në grupin B, Devolli kryesues mposhtet 2-0 në transfertën e Cërrikut, ndërsa Apolonia nuk shkon më shumë se një barazim pa gola ndaj Shënkollit. Nesër do të zhvillohen takimet e mbetura për t'u përmbyllur java e pestë.
Kategoria e Parë, Grupi A, java 5
Shkumbini 2-2 Kastrioti
Veleçiku 1-0 Egnatia
Tërbuni 1-1 Besëlidhja
Burreli 0-0 Korabi
Dinamo 0-2 Erzeni
Kategoria e Parë, Grupi B, java 5
Turbina 2-0 Devolli
Iliria 1-1 Besa
Shënkolli 0-0 Apolonia