Bylis zyrtarizoi pak më parë pesë afrimet e reja.
Nemanja Kojiç shihet si sulmuesi ideal ëpr të zgjidhur problemet e repartit të avancuar. Sulmuesi serb 30 vjeçar ka një CV të pasur, teksa më parë ka luajtur për Partizanin e Beogradit.
Përforicimi tjetër është De Oliviera, mesfushori 24 vjeçar. Ai ka luajtur më parë për ekipe braziliane si Vasco U17 dhe U12, ndërsa vlen të përmendet edhe eksperienca me Pafos.
Kreshnik Nebihu ka luajtur në Kosovë me ekipin e Trepçës. Mesfushori 23 vjeçar shpreson të gjejë minutat e duhura në Ballsh, e pse jo të jetë protagonist.
Një emër i njohur padyshim që është Renato Spahiu. Sulmuesi 22 vjeçar është aktivizuar për ekipe si Laçi, Dinamo, dhe Turbina. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe ekipin e AOK Kërkyra në Greqi.
Lionel Samba vjen me dëshirën për të provuar diçka të re në Shqipëri. Mbrojtësi 21 vjeçar ka veshur bluzën e Spartak Varna në Bullgari, e po ashtu edhe atë të Sevlievo.
Bylis synon qëndrimin në Superiore, teksa afrimet premtojnë shumë.
