
Chelsea përballet me Everton nesër, me fillim nga ora 19.00. Trajneri i vendasve, Tuchel ka dy dilemma. Abraham dhe Thiago Silva janë të dëmtuar, e nëse do jenë apo jo, na duhet të presim vetëm startin e ndeshjes. Gjendja fizike e lojtarëve dueht të vlerësohet moment pas momenti, teksa nuk përjashtohet fakti që dyshja nuk do aktivizohet asnjë minutë.
Kjo do shtonte shqetësimet në kampin e Chelseat, sidomos, në një sfidë kaq të rëndësishme.
Chelsea kërkon të jetë protagoniste këtë sezon në Premier League. Kualifikimi në Champions është objektivi i ekipit, teksa ka mjaft konkurrencë.
Poll