Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

Përballja me Tottenham dhe Jose Mourinhon, Gjoka: Ja si do e përgatisim ndeshjen, Shkëndija në fund do të dalë e fituar

Shkruar nga NEWSPORT
Përballja me Tottenham dhe Jose Mourinhon, Gjoka: Ja si do e

Shkëndija e Tetovës do të përballet ditën e enjte në turine 3-të të Europa League ndaj Tottenham. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho do të udhëtojë drejt Shkupit për t'u përballur me skuadrën shqiptare që drejtohet nga Ernest Gjoka. I ftuar në emisionin "Zona Gol" në Supersport, Gjoka foli për këtë ndeshje duke u shprehur se në fund të gjithë do të dalin të fituar.

Përballja me Jose Mourinho? "Është kënaqësi që do të kemi përballë një nga ekipet elitare dhe trajnerin më të mirë në botë. Për këtë ia vlen që të bëjmë një ndeshje të bukur të enjten. E kam theksuar se çfarë që të ndodhë Shkëndija do të dali e fituar.

Si përgatitet ndeshja ndaj Tottenham? Do të kemi durim deri të enjten e do të bëjmë analizën për çdo kundërshtar. Do ta bëjmë këtë edhe me Tottenhamin e të bëjmë diçka të bukur. Shpresoj të mos kemi emocione në fushë dhe të bëjmë më të mirë tonë. Kishim ndeshjen tonë sot dhe nuk e kishim mendjen te Tottenham.

Nga nesër do të fillojmë të mendojmë për Tottenhamin pasi vëmendja jonë ishte përqendruar në kampionat pasi është më e rëndësishme. Besart Ibraimi është një asset për futbollin maqedonas dhe për klubin e Shkëndijës. Do të kërkojmë që ai të shënojë sërish në Kupat e Europa League".

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga