
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë në fundin e muajit mars dy miqësore. Datat e lira nga FIFA për testet miqësore tanimë janë bërë zyrtare, me të besuarit e Edouardo Rejas që do të zhvillojnë dy takime, përkatësisht në 27 dhe 30 mars.
Nëse ndeshja me Slloveninë ishte zyrtarizuar, e përcaktuar për në 30 mars; kuqezinjtë kanë mësuar edhe ndeshjen e radhës. Përpara takimit me sllovenët, të besuarit e Edi Rejas do të udhëtojnë për në San Marino, aty ku do të ndeshen me Kombëtaren e këtij shteti. Ndeshja është zyrtarizuar nga vetë Federata e San Marinos, që veç Shqipërisë do të luaj edhe me Italinë e Letoninë.
Kështu, dy datat e lira nga FIFA janë plotësuar tanimë, me Shqipërinë që do të zhvillojë dy testet e radhës për të parë gjendjen e futbollistëve. Pritet që Reja të grumbullojë lojtarë të rinj, duke i dhënë shansin të provohen me ngjyrat kuqezi. Nuk është surprizë, që Kamberi dhe i riu Broja i Chelseas, të marrin vëmendje në këto teste miqësore.