
Ilir Daja do e nisë nga Elbasani aventurën e tij me Partizanin. Në orën 18:30, pikërisht nga faza mini-përgatitore e sezonit të ri, të kuqtë do nisin zyrtarisht përgatitjet për sezonin që pritet të nisë në shtator. Pikërisht sot, trajneri I ri I "Demave", Ilir Daja do drejtojë për të parën herë skuadrën në fushë, pas prezantimit të para dy ditëve.
Lojtarët do të prezantohen me stafin teknik, ndërsa Artim Pollozhani do jetë krahu I djathtë I Dajës, ndërsa Ilir Bozhiqi trajneri I Portierëve. Renaldo Kalari që deri më tani ka mbajtur rolin e zëvendëstrajnerit apo trajnerit të përkohëshëm, do drejtojë ekipin U19 të Demave.
Poll