Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

GOSSIP

Pas ndarjes nga Pique, Shakira në telashe, rrezikon të dënohet me 8 vite burg

Shkruar nga NEWSPORT
Pas ndarjes nga Pique, Shakira në telashe, rrezikon të dënohet me

Këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira, rrezikon të dënohet me 8 vite burg nëse shpallet fajtore nga prokuroria në Spanjë, nën akuzën për evazion fiskal. Një prokuror spanjoll ka kërkuar një dënim prej tetë vitesh burg për yllin e muzikës pop, për një rast mashtrimi tatimor prej 14.5 milionë euro.

Këngëtarja, e cila ka shitur më shumë se 80 milionë disqe në mbarë botën me hite të tilla si “Hips Don’t Lie”, në fillim të kësaj jave refuzoi një ofertë marrëveshjeje nga zyra e prokurorit për mbylljen e çështjes. Ajo akuzohet se nuk ka paguar taksat midis viteve 2012 dhe 2014, periudhë në të cilën Shakira thotë se nuk ka jetuar në Spanjë.

Sipas medieve të huaja, në dokumentin e prokurorit thuhet se Shakira ishte banuese e zakonshme në Spanjë midis viteve 2012 dhe 2014 dhe në maj 2012 bleu një shtëpi në Barcelonë. Përmes këtij dokumenti, prokurori kërkon një dënim me tetë vite burg dhe një gjobë prej më shumë se 23 milionë euro nëse ajo shpallej fajtore. Por deri më tani nuk është caktuar asnjë datë për gjykim ndaj kënëgtares.

“Shakira ka besim se do të provohet pafajësia e saj nga procesi gjyqësor”, tha përfaqësuesi i saj.. 45-vjeçarja ka thënë se i ka paguar autoriteteve tatimore 17.2 milionë euro, të cilat zyra e taksave spanjolle tha se i kishte borxh, por këngëtarja pretendoi se nuk kishte asnjë borxh të papaguar. Kujtojmë se Shakira dhe bashkëshorti i saj, mbrojtësi i FC Barcelona, ​​Gerard Pique, deklaruan se po ndaheshin. Shakira, 45 vjeç dhe Pique, 35, janë bashkë që nga viti 2011 dhe janë prindër të dy djemve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga