Nis të shpërbëhet "kolonia" e shqiptarëve te Lokomotiva e Zagbrbit. Pas largimit të Myrto Uzunit drejt Ferencvaros në Hungari, është radha e Lirim Kastratit t'I japë lamtumirën kroatëve. Sulmuesi I Kosovës do bashkohet me Dinamon e Zagrebit, ndërsa ka emocionuar me letrën përshëndetëse.
"Nuk është kurrë e lehtë të lësh familjen, të largohesh nga shtëpia. Këto vite Lokomotiva ishte familja ime, shtëpia ime e dytë. Faleminderit që më keni ndihmuar në aventurën time, nuk do iu harroj kurrë dhe gjithmonë do jem I lumtur kur të rikthehem këtu. Është koha për sfida të reja", shkruan djaloshi.

Poll