Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Pas largimit në Kinë, Witsel ka një mesazh për tifozët e Juventusit

Shkruar nga NEWSPORT
Pas largimit në Kinë, Witsel ka një mesazh për tifozët

Axel Witsel ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Supwrligwn kineze, te skuadra e Tianjin Quanjian. Lojtari ishte kërkuar shumë nga Juventusi, por fuqia financiare e ofruar nga kinezët bëri që ai ta ndërrojë mendjen.

“Ishte një zgjedhje e vështirë pasi para vetës kisha një skuadër të madhe si Juventusi. Por në anën tjetër kisha një ofertë që për familjen time nuk do të mund ta refuzoja. Udhëheqësit e Juventusit janë sjellë gjithmonë në mënyrën më të mirë me mua dhe u jam mirënjohës. Do të bëjë tifo për Juventusin dhe shpresoj që ta fitojnë Ligën e Kampionëve.  Dhe pastaj kush e di, ndoshta një ditë do të na kryqëzohen rrugët”, ka thënë Witsel për "Tuttosport".

27-të vjeçari në Kinë do të përfitojë 18 milionë euro në vit, te skuadra që drejtohet nga Fabio Cannavaro.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga