Vetëm 1 javë pasi përfundoi Kupa e Botës, me Argjentinën që doli triumfatore, futbolli europian do të rikthejë magjinë e tij. Pikërisht ditën e sotme Premier League do të zbresi në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshjet e javës së 16-të të saj, ku janë rezervuar të luhet plot 7 duele mjaft interesante.
Gjithçka do të nisë në orën 13:30, ku Brentford do të presë në shtëpi skuadrën e Tottenham. “Spursat” e Antonio Conte do të synojnë fitoren për të shkurtuar diferencën me kreun, por përballë gjejnë skuadrën e vendit të 10-të.
Në orën 16:00 janë parashikuar të zhvillohen 4 takime. Crystal Palace pret Fulham, Wolves udhëton në transfertën e Evertonit. Leicester City do të duelojë në shtëpi me Neëcastle, ndërsa Brighton udhëton për të sfiduar Southampton.
Në orën 18:30 është radha e Liverpool të Jurgen Klopp që të zbresi në fushën e lojës. Pas eliminimit nga Kupa e Anglisë, “The Reds” do të synojnë të reagojnë, ndërsa përballë gjejnë Aston Villën e Unaiy Emmery.
Dita e sotme do të mbyllet me ndeshjen mes Arsenal dhe West Ham. Kryesuesit e Premier League nuk duan hapa fals, ndërsa synojnë një tjetër fitore për të qëndruar tëq qetë në vendin e parë të kampionatit.
Ndeshjet:
[caption id="attachment_673256" align="alignnone" width="300"] Premier League ndeshjet[/caption]