Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Pas konfirmimit nga UEFA, Armand DUKA reagon për impiantin e ri

Shkruar nga NEWSPORT

Tashmë stadiumi i ri "Arena Kombëtare", nuk është më një premtim, por një vepër e realizuar, i cili është ndërtuar në themelet e stadiumit "Qemal Stafa".  

Investimet në infrastrukturë në Shqipëri kanë pësuar rritje teksa tashmë në vendin tonë janë 3 stadiume të rinovuar sipas standarteve europiane. "Loro Boriçi", "Elbasan Arena" dhe sëfundmi "Arena Kombëtare".

Për këtë të fundit, teksa inagurimi zyrtar dhe festa e madhe pritet të ndodhë në sfidën ndaj Francës, presidenti i FSHF-së Armand Duka ka postuar në rrjetin e tij social, disa video të fundit nga impianti i ri.

"Ja dhe stadiumi që kemi ëndërruar", shkruan presidenti Duka bashkëngjitur një videoje të postuar.

Videot e postuara nga Armand Duka vijnë në interval kohe pasi UEFA ka bërë të ditur në faqen e saj zyrtare, se sfida midis Shqipërisë dhe Francës do të luhet në impiantin e ri.

Postimi i Presidentit Armand Duka.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga