
Tekniku italian i përfaqësueses kuqezi, Gianni de Biazi ka postuar sot në profilin e tij në instagram, një foto të shqiptarëve në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" të cilët po falnin namazin për festën e Bajramit. Italiani njihet për popullaritetin e tij, por sot ai duket të jetë bërë edhe pjesë e besimit së shqiptarëve. Poshtë fotos ai shkruan: "Gëzuar Bajramin", duke uruar në këtë mënyrë gjithë besimtarët e shumtë të fesë islame. Një veprim ky për t'u përshëndetur nga strategu i përfaqësueses kuqezi.
[gallery columns="1" size="full" ids="13189"]
Poll