
Me lojtarët që ka transferuar gjatë kësaj vere, menaxheri i mirënjohur, Mino Raiola ka qarkulluar 500 milionë euro nëpër klubet e Europës, ndërsa në xhepat e tij kanë shkuar 50 milionë euro.
Italo-holandezi që ka në menaxhimin e tij yje si Ibrahimoviç dhe Pogba së fundmi ka vendosur që një pjesë të fitimeve të tij të kësaj vere t'i investojë duke blerë vilën e Al Kapones që ndodhet në Majemi. Një pronë e paluajtshme që Raiola ia lejon vetes si shpërblim për punën e ngarkuar që bën gjatë gjithë kohës, sidomos në verë dhe në muajin janar kur ka dritare transferimesh të lojtarëve.
Sipas revistës amerikane "Forbes", Mino Raiola arkëton në xhepat e tij çdo vit, mesatarisht 30 milionë euro me transferimet e lojtarëve që kryen.
[gallery columns="1" size="full" ids="30643"]
Vila e Al Kapones që Mino Raiola ka vendosur ta blejë