Futbolli në Shqipëri është ndalur, teksa ende nuk ka një datë për rinisjen e tij. Në këto kushte vetëizolimi, të gjithë janë duke kujtuar momentet e bukura dhe ato jo aq të bukura. Një të tillë e ka sjellë në vëmendje gazetari i mirënjohur sportiv, Moisi Dalipaj.
Vlonjati ka sjellë në memorie 15 majin e 1996, vit kur në finalen e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Flamurtarit në "Qemal Stafa", goli i barazimit për bardheblutë ishte shënuar në një mënyrë ose tjetër edhe me ndihmën e dorë, gjë që është pranuar sot pas 24 vitesh nga protagonisti Nevil Dede, sipas gazetarit Dalipaj. Ky gol i dha mundësinë Tiranës që të fitonte me penallti 4-3, duke ngritur lart trofeun. Sipas Dalipaj që e cilëson Deden si "Heroin e Federatës", kjo gjë duhej të ishte bërë më herët, pasi tani nuk vlen.
Postimi i Moisi Dalipaj:
