
Ndeshja hapëse prej 5 sezoneve të fundit ështe kthyer në një tabu për ekipin e Partizanit, duke mos marrë asnjë pikë. Mallkimi filloi me trajnerin italian Mark Iuliano në sezoni 2017-2018, në humbjen 0-2 kundër Laçit i cili u shkarkua disa javë më vonë.
Historia e trajnerëve italian me Partizanin ka qenë e ngushtë por gjithmonë pa sukses. Pas shkarkimit të Iulianos, italiani i rradhës ishte Lerda, i cili pati fillimet e mira por më pas rezultatet munguan. Pas shkarkimit të Lerdës, presidenti Gaz Demi “çuditi” me rikthimin e Adolfo Selmanit që më vonë do të largohej edhe ai si bashkkombasit e tij.
Gaz Demi siç duket nuk e ka humbur besimin e tij tek shkolla italiane dhe pak ditë para fillimit të kampionatit, emëron në stol ish trajnerin e Apolonisë, Colella. Mirëpo, për ironi të fatit, italiani me vetëm 9 ditë stërvitje arriti të thyejë mallkimin 5 vjeçar duke fituar në “frymën e fundit” kundrejt Egnatias me rezultatin 2-1 në Elbasan Arena, për javën e parë të sezonit.