Eleminimi i Partizanit nga Kupa e Shqipërisë është një temë që nuk ka mbaruar, me specialistët e futbollit që kanë komentuar largimin e kampionëve në fuqi. I ftuar në emisionin “Pressing”, ish-futbollisti i njohur Edmond Gëzdari ka treguar se Partizani është kthyer në një skuadër normale dhe mesatare, duke mos e pasur shkëlqimin e vjetshëm.
“Partizani është bërë një skuadër normale, mesatare, nuk e ka shkëlqimin e vjetshëm. Skuadrat janë forcuar, deri te Gjirokastra, pasi Vlora nuk është më aty. Asnjë ekip në Superiore, nuk mund ta mposhtësh lehtë.Partizani po bën kampionatin e vet, në Kupë duhet ta kishte përgatitur më mirë lojën, duhet të mbrohej shumë mirë që të mos pësonte asnjë gol.
Shkon në Lezhë dhe pëson 3 gola, pastaj vjen këtu dhe në 5 minuta, e pëson golin.Një skuadër që ka pretendime, që kërkon dhe fushë, mos harroni që ndeshja ka qenë 2-1 që në minutën e 15-të, goli i tretë erdhi në sekondat e fundit. Rezultati nuk merret me llafe, merret në fushë”, tha Gëzdari për eleminimin e Partizanit nga Kupa e Shqipërisë.