Klubi i Partizanit ka rikujtuar sot, 7 vite pas vdekjes, atë që i dha gjithçka ekipit të kuq. Panajot Pano, një nga legjendat e futbollit shqiptar do të jetë ikona e historisë së kuqe. Partizani nuk harron cdo vit të rikujtoj njeriun që fitoi shumë dhe dhuroi shumë emocione.
"Sot mbushen 7 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville,Florida, SHBA. Pano i cilësuar si Legjenda e Futbollit shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar. Me fanelën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 kampionate dhe 5 Kupa , ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë Pano rregjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola. Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Lojtari i Shekullit” akorduar nga Uefa/Fifa si dhe "Nderi i Kombit" dekoruar nga ish Presidenti Republikës Bamir Topi në vitin 2009. Figura e Panajot Panos vazhdon të kujtohet gjatë sidomos për golat e paharruar të cilët mbeten ngahera të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar dhe në kujtesën e tifozëve dhe sportdashësve dhe kujtohet si një legjendë e gjallë e sportit shqiptar. Kujtimi dhe emri i tij do të mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoj gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar", shkruan në faqen zyrtare të Partizanit në facebook.
Postimi nw faqen zyrtare tw Fk Partizani