
Partizani do të luajë sot kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme si e kthimit për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 17:00 dhe pritet që stadiumi i të kuqve të jetë i tejmbushur.
Fitorja e shkodranëve në përballjen e parë 3-1 ka mbyllur disi llogaritë për çështjen e kualifikimit. Megjithatë te Partizani janë të bindur se sot do të ketë surpriza. Ndaj, drejtuesit vendosën të paguanin gjysmën e dënimit në mënyrë që të kishin prezentë tifozët e tyre.
Shkodranët kanë një mungesë të rëndësishme si Esat Mala. Ishte ky i fundit që në sfidën e shkuar në Superiore arriti t’i fitonte penallti të kuqve si dhe të ishte rrezik konstant për gjatë gjithë 90 minutave.
Interesi është i madh për të parë nëse Partizani do të vijojë rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë apo shkodranët janë ata që do të shkojnë më tej në këtë fazë të këtij kompeticioni.