
Xhevahir Sukaj është lojtar i lirë. Ashtu siç deklaruar dhe më parë, bomberi shkodran priste të shkëpuste kontratën me skuadrën e Perak në Malajzi. Pasi ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me drejtuesit e klubit malajzez, 29-vjeçari është gati për Partizanin. Të kuqtë tashmë do ta federojnë dhe "Xhevahiri" i Superiores do të japë kontributin e tij për 15 herë kampionët e Shqipërisë, në mënyrë që të arrihet objektivi i caktuar, titulli kampion.
Kujtojmë që Sukaj ishte sezonin e kaluar pjesë e Partizanit dhe arriti të shënonte 21 gola me fanellën e kuqe. Më pas ai u transferua në Malajzi, ndërsa tashmë është rikthyer sërish me kryeqytetasit.
Poll