
Partizani do të luajë sot në Shkodër kundër Vllaznisë në kuadër të javës së 11-të të Superiores. Në këtë takim, të kuqtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren pas eliminimit nga Kupa.
Të besuarit e Starovës janë përgatitur intensivisht për këtë ndeshje, megjithatë tekniku i të kuqve nuk e ka vendosur për 11-shen që do të zbresë në fushë. Bëhet fjalë vetëm për krahun e majtë të fushës, pasi ai duhet të zgjedhë ndërmjet Kalarit ose Hakajt.
Këtë do ta mësojmë në orët në vijim, kur klubi i kuq të bëjë me dije formacionin zyrtar.
Poll