
Partizani është nisur sot drejt Turqisë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare klubi i kuq bën me dije që skuadra ka udhëtuar drejt Antalias, ku në orën 5:00 janë nisur nga Rinasi i mbuluar me dëborë. Ajo që bie në sy nga fotot e postuar nga klubi, është lojtari shkodran, Esin Hakaj. Për këtë të fundit thuhej që nuk është përfshirë në listë, por siç duket drejtuesit kanë ndërruar mendje në momentet e fundit.
"Skuadra i është drejtuar sot Turqisë. Rreth orës 05.00 të ditës së premte 15-të herë Kampionët e Shqiperise kanë lënë kryeqytetin për t'iu drejtuar Antalias ku edhe do të zhvillojnë minifazën përgatitore. Ekipi rreth orës 17.00 do të kryej edhe seancën e parë stërvitore në tokën turke. Përgjatë qëndrimit 11 ditor të kuqtë do të luajn edhe dy ndeshje miqësore ndaj Fenerbahçe dhe Qabala", shkruhej në njoftimin e Partizanit.