[caption id="attachment_16833" align="alignleft" width="100%" alt="Partizani kërkon rikthim në mesfushë, nisin tratativat" style="display:block"] Argjend Mustafa[/caption]
U largua një vit e gjysmë më parë nga "demat", por tashmë është kthyer sërish në listën e tyre të dëshirave. Mesfushori kosovar Argjend Mustafa është në tratativa me të kuqtë që prej disa ditësh, ndërsa oferta e klubit kryeqytetas duket se nuk ka munguar.
Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se situata po shkon drejt finalizimit, ndërsa mbetet të diskutohet edhe më tepër mbi kontratën. Ai është lojtar i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me Laçin, ndërsa mbetet që të përcaktojë të ardhmen këto ditë.
Poll