Caleb Ekuban është një nga lojtarët e ardhur ditët e fundit te Partizani si një përforcim i rëndësishëm për sulmin, që ka pasur rrjedhje të mëdha pas përfundimit të sezonit që shkoi. Por ky lojtar, në pronësinë e Kievos, nuk e ka firmosur ende kontratën me të kuqtë, edhe pse është rënë dakord që ai të huazohet për një vit nga klubi italian te Partizani. Shkak është një klauzolë që ai ka në kontratën me italianët, por “Sport Ekspres” shkruan se drejtuesit e Partizanit janë të dyzuar për sulmuesin, pasi ka nga që e pëlqejnë dhe disa të tjerë që nuk e pëlqejnë. Megjithatë, të kuqtë janë në emergjencë për sulmin dhe gjasat janë që Kuban të firmosë sot kontratën e re.
Poll