Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PARTIZANI i rrëmben objektivin e merkatos Tiranës, nënshkruan me mesfushorin e Renovës

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani e mbylli vitin kalendarik në vendin e parë në Kategorinë Superiore duke u shpallur kampion dimri. Skuadra e drejtuar nga trajneri Skënder Gega arriti të bëntë një paraqitje pozitive në dy fazat e para të kampionatit duke qenë një kundërshtar i vështirë për çdo skuadër. Drejtuesit e klubit janë duke menduar për afrimet në merkato në mënyrë që trajneri Gega ti ketë të gjithë lojtarët e gatshëm për fazën përgatitore. I pari që është konfirmuar si afrim është mesfushori Dilaver Duka nga kampionati amerikan që do të jetë në provë disa ditore.

Sipas asaj që transmeton "Telesport" Partizani ka bërë goditjen e dytë në merkato. Bëhët fjalë për mesfushorin Fatjon Jusufi i cili aktivizohet te skuadra e Renovës në kampionati maqedonas. 23-vjeçarit i përfundon kontrata me klubin e Renovës dhe ka refuzuar rinovimin, c'ka ia bën më të lehtë nënshkrimin me "demat e kuq". Lojtari ka arritur marrëveshjen me Partizanin dhe pritet ti bashkohet skuadrës në stërvitjen e parë më datën 4 janar, edhe pse nuk është bërë ende zyrtare nga klubi. Jusufi kërkohej gjithashtu dhe nga Tirana, por duket se drejtuesit e kuq kanë bindur mesfushorin ti bashkohet Partizanit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga