Sot, Partizani do të luajë kundër Korabit, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë është caktuar të luhet në orën 16:00, ndërsa tanimë klubi i kuq ka bërë me dije formacionin zyrtar. Trajneri Ilir Daja ka bërë zgjedhjen e tij për këtë sfidë teksa nga minuta e parë do ta nisë Alban Hoxha.
Në mbrojtje janë rreshtuar Idrizaj - Bitri - Dajçi dhe Hakaj, ndërsa në mesfushë Hyseni do të bëjë "ekranin" e famshëm të trajnerit kryeqytetas. Bardhi - Broja dhe Llanaj do të jenë në mbështetje të Carës dhe Solomonit në vijën e parë të sulmit.

Poll