Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

PARTIZANI e pret në kryeqytet, flet vëllai i KARIKARIT: Klub i madh që çdokush do donte të luante, ja kuptimi i emrit të tij

Shkruar nga NEWSPORT
PARTIZANI e pret në kryeqytet, flet vëllai i KARIKARIT: Klub i madh

Kwame Amponsah Karikari është lojtari më i ri që pritet t'i bashkohet skuadrës së Partizanit. Newsport.al njoftoi ekskluzivisht (Lexo këtu) që kishte arritur marrëveshjen me ganezin, megjithatë ende s'është bërë zyrtare nga ana e klubit të kuq.

Mbërritja e 26-vjeçarit në Shqipëri është çështje ditësh dhe për këtë newsport.al u mundua të kontaktone vetë futbollistin. Shtatlarti i Neftçit nuk pranoi të jepte një prononcim, megjithatë dy fjalë mundëm t'i merrnim vëllait të tij Philemon Amponsah, i cili u shpreh:

"Karikari nuk do të flasë sepse fillimisht duhet të firmosë. Partizani është një klub i madh dhe çdo lojtar do të kishte dëshirë të luante. Nuk dimë shumë rreth Partizanit, por dimë që Karikari do të bëjë më të mirën për veten dhe klubin që do shkojë", tha fillimisht ai.

Më pas, vëllai i futbollistit tentoi të merrte informacion rreth asaj që shkruhet në vendin tonë teksa deklaroi: "Po ju si e dini që Kwame mund të transferohet te Partizani?"

Sigurisht që për këtë nuk mori përgjigje, por më pas u pyet për kuptimin e emrit të tij që në vendin tonë tingëllon çuditshëm. "Është një lloj emri, që këtu në vendin tonë respektohet dhe dashurohet nga të gjithë. Është një emër që kryesisht përdorin njerëzit nga fisi Asante", përfundoi për newsport.al, vëllai i Kwame Karikari.

[gallery size="full" columns="1" ids="314721"]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga