
Caleb Ekuban mund të rikthehet për të dhënë kontributin e tij në futbollin turk. Kësaj here jo për Trabzonspor, pasi klubi i interesuar është Konyaspor. Pjestarë të klubit turk kanë treguar se negociatat ndodhen në një fazë të caktuar, teksa zhvillime të tjera priten në vijim.
Ekuban nuk është i kënaqur me Genoan, që ra në Seria B. Kjo gjë ka bërë që lojtarit t’i lindë dëshira për të parë veten diku tjetër, ku është më në qendër të vëmendjes.
Kujtojmë se sulmuesi 28-vjeçar u bë i njohur pas aventurës në huazim te Partizani. Në verën e vitit 2017 u shit nga Chievo te Leeds, për të vazhduar më pas sagën e transferimeve në Turqi dhe së fundmi Itali. Ekubanit i kanë mbetur dhe 2 vite kontratë me Genoan.
Poll