Klubi i Partizanit, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me Luciano Moggi-n , ish drejtues i klubeve më prestigjioze në arenën ndërkombëtare.
Konsulenca e Moggi-t te Partizani do të jetë prezente për 3 vitet e ardhshme dhe do të konsistojë në një bashkëpunim në të gjitha fushat, specifikisht të atyre teknike,organizative dhe marketing.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje, falë eksperiencës dhe aftësive që Moggi zotëron, do t’i mundësojë klubit ngritjen në nivele të larta suksesi jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare.