Partizani do të luajë ditën e nesërme përballë Luftëtarit në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 19:00. Të kuqtë e kryeqytetit do të tentojnë të fitojnë në mënyrë që të nisin mbarë këtë sezon të ri. Edhe tifozët e zjarrtë të 15-herë kampionëve të Shqipërisë po bëhen gati për të qenë në mbështetje të skuadrës së tyre, teksa nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëjnë me dije:
“Që prej 3 vitesh, FK Partizani është ekipi me më shumë tifoza në stadium. Dhe kështu do të vazhdojë pavarësisht se sa kilometra do të na duhet të përshkrojmë për ekipin e zemrës. Nesër, mblidhemi në orën 16:00 tek pallati sportit ‘Asllan Rusi’. Transporti falas. Guerrrils do të vendosen në tribunën C3. Bileta e stadiumit kushton 300 lekë dhe mund ta blini përpara nisjes ose në ‘Elbasan Arena’. Gjithashtu, përpara nisjes do të keni mundësi të kryeni antarësimin”.