
Partizani B nuk mundi të mbijetonte në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Dritan Mehmeti ra një ligë më poshtë dhe kësisoj i duhet punë e madhe për t'ia nisur nga e para. Megjithatë drejtuesit e të kuqve kanë plane të tjera. Duke qenë se synimi kryesor është ekipi I parë për ta ngjitur në piedestalin e futbollit shqiptar, financat për Partizanin B kanë qenë mjaft të reduktuara.
Kësisoj është parë e udhës që ekipin e dytë të të kuqve ta shkrijnë për të formuar Partizanin U-21. Në këtë mënyrë skuadra e të rinjve do t'I shërbejë Ilir Dajës për të ndonjë talent që mund të përfshihet në ekipin e parë në të ardhmen.
Poll