
Partizani mori lajmin e bujshëm ditën e sotme ku UEFA vendosi që të kuqtë të zëvendësonin Skënderbeun në Champions. Kështu që ndeshja e planifikuar e Skënderbeut me Ferencvaroshin do të zëvendësohet me të Partizanin, i cili do të luajë takimin e parë në Champions. Ndeshja do të zhvillohet në datën 13 korrik, në stadiumin "Elbasan Arena". Duhet theksuar që të kuqtë para shtatë ditësh luajtën përsëri një ndeshje për Europa League, por vendimi i UEFA-s për të kaluar "demat" në Champions, ka bërë që gjithë planifikimet të bien poshtë, për t'u zëvendësuar me të tjera.
Poll