Berat Gjimshiti dhe Qazim Laçi kanë pasur paraqitje pozitive me skuadrat respektive në Europa League, ku u aktivizuan nga minuta e parë. Mbrojtësit kuqezi i mjaftonte vetëm 1 barazim me Atalantën kundër Sporting, të cilin e mori(0-0), për të qenë kokë e grupit.
Qazim Laçi bëri mirë me Sparta Prague duke mundur Real Betis në shtëpi me rezultatin 1 me 0. Një gol mjaftoi ndërsa tashmë Sparta Prague është sërish në valle për kalimin e grupit në Europa League. Aktualisht kanë 7 pikë, po aq sa Rangers por me një ndeshje më shumë dhe 2 më pak se Betis.
Rezultatet, Europa League:
AEK 0-1 Brighton
Sparta Prague 1-0 Betis
Atalanta 1-1 Sporting
Freiburg 5-0 Olympiacos
Maccabi Haifa 0-3 Rennes
Sturm Graz 0-1 Rakow
TSC 0-1 West Ham