Klinsman Cake vijon me paraqitjet fantastike te Struga në Maqedoninë e Veriut. Mbrojtësi është përzgjedhur në formacionin e muajit në elitën e futbollit, duke bindur me paraqitjet në qendër të mbrojtjes.
Prej 2019, Cake është pjesë e Strugës në ligën elitare, duke merituar një vend mes më të mirëve. Tanimë në sezonin e tretë në Maqedoninë e Veriut, Cake konsolidon pozitat te ekipi I tij.
22 vjeçari është produkt i Tiranës, teksa për dy sezone nga 2017-2019 ka luajtur me bardheblutë. Në gjashtë ndeshjet e para në Maqedoninë e Veriut, Struga ka 12 pikë duke mbajtur vendin e dytë.

Poll